Kryefamiljarja e familjes së famshme – Kardashians, Kris Jenner, ka festuar Krishtlindjet e këtij viti në një mënyrë të veçantë, ndërsa është përkujdesur që edhe dhuratat për të gjashtë fëmijët e vet të jenë po aq speciale.
Jenner u ka blerë të gjithë fëmijëve makina elektrike të tipit “Moke”, ndërsa çmimet për makinat me efikasitet mjedisor variojnë nga 21 mijë dollarë amerikanë deri në 33 mijë sosh.
“O Zot, shiko dhuratat tona të Krishtlindjeve nga mamaja ime”, zbuloi Kim Kardashian, në një seri videosh të ndara në llogarinë e saj të Instagramit.
Madje, Kim, zbuloi po ashtu se të gjitha automjetet elektrike ishin me plot ngjyra, ndërsa ajo dhe Khloe kishin vendosur që për vete t’i merrnin makinat me ngjyrë rozë.
“Khloe dhe unë i morëm ato rozë”, tha ajo Kim tutje.
Siç shihet në postimet e Kim-it, Kris i bleu makinat në një larmi nuancash duke përfshirë, të verdhën, ngjyrën rozë, të bardhë, portokalli e blu.
Por, kjo nuk është hera e parë që Kris dhe kompania “Moke” bëhen bashkë për Krishtlindje, pasi që në vitin 2017, Jenner pati pranuar një automjet dhuratë të personalizuar për festat e fundvitit.
Sipas një postimi në blog, CEO i Moke, Todd Rome, personalisht ia dorëzoi makinën elektrike Kris-it si një dhuratë e hershme për Krishtlindje.
Në prag të Krishtlindjeve, Kris gjithashtu publikoi interpretimin e saj të këngës “Jingle Bells”, në bashkëpunim me Kourtney dhe të fejuarin e saj, bateristi i Blink-182, Travis Barker.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com