Kosova

Kreu i Ushtrisë së Zvicrës viziton Kosovën, do ta takojë Komandantin e KFOR-it


Thomas Sussli

Shefi i Ushtrisë së Zvicrës, Thomas Sussli, do të vizitojë ushtarakët zviceranë të dislokuara në Kosovë në kuadër të Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, më 21 dhe 22 dhjetor bënë të ditur Zyra për Media e qeverisë zvicerane.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kreu i ushtrisë do të zhvillojë diskutime me pjesëtarët e ushtrisë zvicerane të dislokuar atje për të marrë një pasqyrë të përditësuar të shërbimeve të ndryshme të ofruara në dobi të KFOR-it.

Me këtë rast, sipas njoftimit, Sussli, do të zhvillojë edhe një takim bilateral me Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.  është paraparë edhe një takim bilateral me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Sussli gjatë vizitës në Kosovë do të shoqërohet nga këshilltarët e qeverisë Laura Dittli dhe Kathrin Schweizer si dhe përfaqësues të ushtrisë.

Ndryshe prania e Ushtrisë Zvicerane gjatë këtij viti u zgjat deri në fund të vitit 2026.

Pas 24 shtatorit ushtarët britanikë po patrullojnë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore