Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, është takuar këtë të mërkurë me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, të cilës i ka thënë se Bashkimi Evropian duhet që t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës – të vendosura në qershor të vitit të kaluar.
Lajmi u bë i ditur nga Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.
“Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve tona. Mysafires i shpreha qëndrimin se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë masat penalizuese”, shkroi Krasniqi.
Në fund, lideri i opozitës potencoi se Vakali-n e ka falendëruar për vizitën dhe diskutimin konstruktiv.
Ndryshe, Greqia, së bashku me Sllovakinë, Rumaninë, Spanjën dhe Qipron, plotësojnë pesëshën e vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë