Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, ka takuar të hënën kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe kandidatin për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe planet për zgjedhjet parlamentare.
“Sot u takova me kryetarin e PDK-së dhe kandidatin për kryeministër për t’i diskutuar ngjarjet e fundit, planet për zgjedhje dhe forcimin e rolit të gruas në politikë”, ka shkruar ambasadori britanik në platformën “X” të hënën.
Ndryshe, zgjedhjet e rregullta parlamentare në vend do të mbahen më 9 shkurt 2025, në një kohë kur polarizimi i skajshëm dhe sfidat e sigurisë janë duke zënë rrënjë në vend. Në të njëjtën kohë, procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet një prej çështjeve kryesore politike.
Hargreaves një ditë më parë ka thënë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor nuk mund të arrihet përderisa Kosova dhe Serbia nuk fillojnë së zbatuari marrëveshet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).
E duke qenë se së shpejti do të hapet sezoni zgjedhor – një kohë kur qytetarët fillojnë t’i kushtojnë shumë vëmendje fushatës elektorale, ndërsa partitë politike i kthehen rutinës për betejën e radhës – kanë filluar edhe përgatitjet institucionale për zgjedhjet e ardhshme kombëtare në Kosovë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë