Puna në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon në tri ndërrime, teksa pritet që gjatë ditës së enjte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mbajë mbledhjen e radhës për të shqyrtuar raportin e QNR-së.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se të enjten pritet të merret vendim në lidhje me ndonjë rinumërim të mundshëm të vendvotimeve.
“Të enjten KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës për të shqyrtuar raportin që del nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas përfundimit të procesit të hetimit dhe verifikimit të atyre vendvotimeve”, u shpreh Elezi në konferencë për medie.
Duke thënë se, “nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta pasi është vërejtur ndonjë parregullsi e natyrave të ndryshme”.
Zëdhënësi i KQZ-së u shpreh se pas rekomandimit nga QNR-ja, KQZ-ja do të vendosë nëse është e nevojshme të bëhet rinumërimi i ndonjë vendvotimi me qëllim të saktësimit të gjendjes brenda një kutie të votimit.
“Në QNR është duke u bërë edhe skanimi i listës përfundimtare të votuesve, që është i domosdoshëm sepse mund të krahasojmë pjesëmarrësit në vendvotime të rregullta me persona që kanë votuar me kusht, për të parë nëse dikush ka votuar dy herë, do të thotë edhe me kusht edhe në vendvotim të rregullt”, deklaroi Elezi.
Gjithashtu, KQZ-ja është duke pritur vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me ankesat.
“Afati ligjor për vendosjen në lidhje me ankesa përfundon të enjten, prandaj jemi duke pritur për të parë vendimet e këtij institucioni dhe për të vepruar në përputhje me to”, tha Elezi.
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), të mërkurën e 20 tetorit ka filluar të publikojë formularët e rezultateve të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe kuvendeve komunale.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura gjatë ditës së diel të 17 tetorit, nga numri i përgjithshëm i 38 komunave të Kosovës, 17 komuna kanë shënuar fitore, ndërsa 21 komuna shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Numërimi i votave pritet të përfundojë gjatë kësaj javë, ndërkaq që KQZ-së i duhen edhe disa ditë të tjera për të shpallur rezultatet si dhe për të certifikuar zgjedhjet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë