Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatet përfundimtare të procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat veriore.
Megjithatë edhe në rezultatet e fundit ka pasur ndryshime të vogla.
“Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta”.
“Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Në Leposaviq në pyetjen se a pajtohen qytetarët që kryetarët e këtyre katër komunave të largohen nga funksioni, 129 persona kanë votuar kundër, ndërsa gjashtë për.
Në Zubin-Potok, nga gjithsej 18 vota, që të gjitha kanë qenë kundër largimit të kryetarit.
Në Zveçan personi i vetëm që ka votuar është shprehur kundër, kurse në Mitrovicë të Veriut, 99 persona kanë votuar për jo, ndërsa pro largimit kanë votuar 12 persona.
Qeveria e Kosovës, ka kërkuar sërish nga Bashkimi Evropian që t’i tërheq masat “e padrejta”, pas mbajtjeve të zgjedhjeve në katër komunat veriore të dielën e 21 prillit, kjo pasi të njëjtit konsiderojnë që tashmë obligimet nga ana e Kosovës janë përmbushur.
Një proces i nisur mëngjesin e 21 prillit, suksesi i të cilit do të përcaktonte rrjedhën e mëtejshme të zhvillimeve politike në pjesën veriore të Kosovës, dështoi që në start për shkak të bojkotimit në masë të komunitetit serb në Kosovë.
Derisa katër kryetarët shqiptarë të komunave veriore të banuara me shumicë serbe do të vazhdojnë mandatin për të paktën edhe një vit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi të dielen në mbrëmje se kriteri prej 50 për qind plus një votë në katër komunat veriore të vendit – Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut – nuk është përmbushur dhe rrjedhimisht, mini-referendumi kushtetues për largimin e katër kryetarëve shqiptarë nga pozita udhëheqëse u shpall i dështuar.
Një numër i vogël i qytetarëve në komunat veriore shfrytëzoi të dielen të drejtën e votës për të votuar për ose kundër shkarkimit të kryetarëve aktual.
Në kulmin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, partia kryesore e serbëve të Kosovës vendosi që edhe njëherë t’u bëjë thirrje qytetarëve të komunitetit serb në veri që të mos u përgjigjen proceseve demokratike në vend.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë