Shëndet

Kourtney Kardashian: Duke provuar ngjizjen e një fëmije, “u futa në menopauzë”


Modelja, Kourtney Kardashian ka pohuar se përpjekjet e saj për të ngjizur një fëmijë nëpërmjet metodës së fekondimit “in vitro” IVF, “e futën në menopauzë”, ndërkohë që shkaktuan gjithashtu shtim në peshë që e bëri atë të pranojë komente të shumta bullizuese nga përdoruesit e mediave sociale duke vënë në dukje ndryshimin e formës së saj të trupit.

42-vjeçarja, nëna e tre fëmijëve foli për vështirësitë e saj për trajtimin e fertilitetit në një trailer të ri për serialin të familjes së saj, “Keeping up with The Kardashians”, i cili do të shfaqet premierë më 14 prill.

Në një trailer – i cili duket se është zbuluar në Instagram përpara se të fshihej shpejt – shihet një Kourtney e mërzitur duke i shpalosurr para nënës së saj, Kris Jenner,  përpjekjet e saj të vazhdueshme për të pasur një fëmijë tjetër me të fejuarin e saj Travis Barker.

Travis Baker dhe Kourtney Kardashian.

“Travis dhe unë duam të kemi një fëmijë”, thotë ajo, ndërsa shfaqen pamjet e bateristit që i propozon martesë në plazh.

Duke folur për trajtimin e saj me IVF, themeluesja e Poosh, ka thënë se nuk kishte qenë “përvoja më e mahnitshme” pas konceptimit të tre fëmijëve në mënyrë natyrale.

Ylli i realitetit është nëna e Mason, Penelope dhe Reign, shtatë vjeç – me ish-partnerin e saj Scott Disick, me të cilin u takua nga viti 2005 deri në vitin 2015.

Kourtney ndau gjithashtu mërzitjen e saj për komentet “e vrazhda” që ka marrë së fundmi në lidhje me shtimin e saj në peshë, gjë që ajo thotë se u shkaktua edhe nga ilaçet e saj IVF.

Kourtney Kardashian.

“Është shumë e vrazhdë të komentosh njerëzit kur nuk e ke idenë se çfarë po kalojnë ata. Ilaçet që më kanë dhënë, më futën në menopauzë”, ka thënë ajo.

IVF zakonisht përdoret nga gratë ose çiftet që po luftojnë për të mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale, dhe përfshin nxjerrjen e vezëve nga vezoret, të cilat më pas fekondohen nga sperma në një laborator, përpara se të transferohen në mitër.

Shumë gra që po përgatiten t’i nënshtrohen IVF-së do t’u jepet një ose më shumë forma të barnave të fertilitetit nga mjeku i tyre, të cilat përdoren për të nxitur lirimin e hormoneve që më pas stimulojnë prodhimin e vezëve.

Në vitin 2008, një nga studimet e para mbi efektet afatgjata të stimulimit të folikulit doli në përfundimin se IVF “duket se nuk ka ndikim të qëndrueshëm në kohën ose simptomat e menopauzës”, megjithatë, rezultatet vazhdojnë ta tregojnë një realitet tjetër.

Gjithsesi, Kourtney nuk sqaroi në klip nëse ajo është ende në menopauzë, ose nëse ajo po përjetonte simptoma të ngjashme me menopauzën, të cilat përfshijnë perioda të parregullta, ndezje të nxehta, të dridhura, djersitje gjatë natës – dhe shtim në peshë.

Ilaçet e fertilitetit dihet se shkaktojnë simptoma që janë shumë të ngjashme me ato të përjetuara gjatë menopauzës, duke përfshirë ndezjet e nxehta, shtimin në peshë, ndryshimet në humor dhe fryrjen.

Në mënyrë tipike, menopauza ndodh kur një grua është midis moshës 40 dhe 55 vjeç, dhe diagnostikohet pasi një person ka kaluar 12 muaj pa përjetuar një cikël menstrual.

Pas menopauzës, një shtatzëni natyrale nuk është më e mundur, por IVF është ende një opsion, dhe vezët e ngrira më parë mund të implantohen ende.

Menopauza është një pjesë e natyrshme e plakjes që zakonisht ndodh ndërmjet moshës 45 dhe 55 vjeç, pasi nivelet e estrogjenit të një gruaje bien. Hulumtimi nëse trajtimi me fekondim in vitro (IVF) mund të shkaktojë menopauzë është i rrallë dhe ende i pa çimentuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore