Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, të hënën në zyrat e FBK-së kanë pritur basketbollistin e talentuar nga Finlanda, Gëzim Bajramin, së bashku me babain e tij.
Fetahu dhe Rugova kanë përgëzuar Bajramin, për karrierën e zhvilluar në Finlandë dhe vendimin e tij që të luajë për grupmoshat e Kosovës.
Ata i kanë uruar mirëseardhje me shpresë se shembullin e tij do ta ndjekin edhe basketbollistët tjerë që luajnë në diasporë.
Bajrami është vetëm 17-vjeçar dhe ka luajtur për grupmoshat e Finlandës. Ai luan në pozitën qendër, derisa do të jetë pjesë e Kosovës U18 dhe U20, me shpresë dhe besim se një ditë do të jetë pjesë e Kosovës A.
Gëzimi ka falënderuar FBK-në për angazhimin dhe përkushtimin që ai të jetë pjesë e Kosovës dhe është shprehur i lumtur që do të veshë fanellën Dardane.
Basketbollisti i talentuar ka luajtur për Finlandën U16 dhe është pjesë e skuadrës Pyrintö.
Në fund, FBK-ja bënë thirrje të gjithë basketbollistëve që luajnë në shtetet e jashtme, të zgjedhin për faqësuesën e Kosovës për të luajtur për kombëtaret.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor