Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë mbajtur një konferencë me temën “Drejt Formalizimit të Punës në Kosovë”.
Zëvendës-shefi i BE-së në Kosovë, Ricardo Serri, ka thënë se është i shqetësuar për numrin e madh të aksidenteve në punë në Kosovë.
“Ne, Bashkimi Europian, jemi këtu për t’iu udhëzuar për t’iu mbështetur në gjetjen e zgjidhjeve të duhura për disa çështje të caktuara, siç është puna e padeklaruar. Edhe një tjetër problem që jemi mundur ta theksojmë, është rritja e numrit të aksidenteve në punë që ka qenë fatale, në një rast që është vazhdimisht e lartë në Kosovë dhe në rajon, po ashtu, edhe problemi i sindikatave është mos prezenca e tyre në sektorin privat”, ka thënë Serri.
Ai ka përmendur edhe tre kapituj që beson se janë të rëndësishëm të adaptohen edhe në Kosovë.
“Mundësi të barabarta për qasjen në tregun e punës, kushtet e mira të punës dhe mbrojtja sociale dhe përfshirja”, ka thënë ai.
Sipas tij, puna e padeklaruar është një sfidë e vazhdueshme që prek jo vetëm punëtorët, bizneset dhe të gjithë vendin, “kjo do t’i afektonte pensionet dhe rreziqet e tjera dhe e dëmton konkurrencën e drejtë, që është detrimentare jo vetëm për ata, por edhe për të gjithë shoqërinë. Për këtë arsye i adresuam këto çështje”.
Po ashtu, ai ka thënë se nuk është bërë analizë e thellë për numrin e problemeve të punës.
Më tej ka shtuar se, gjatë viteve, ju kanë ofruar ndihmë inspektorëve të Punës.
“Projekti që e kemi sot është në gjetjen e punës dhe punëtorëve të padeklaruar”.
Drejtori i Inspektoratit të Punës, Ekrem Kastrati, ka thënë se është ndër sfidat themelore të Inspektoratit të Punës që të sigurohen punëtorët.
“Duke parë që është prej sfidave të inspektoratit kemi theksuar të jetë në agjendën qeveritare. Puna e padeklaruar zë vend kyç në luftimin e këtij fenomeni”, ka thënë ai.
Sipas tij, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës ndihmojnë njëra-tjetrën që ky fenomen sa më shpejt dhe më mirë të trajtohet, dhe kjo dukuri sa ma shpejt të zvogëlohet dhe të eliminohet, në mënyrë që punëtorët t’i gëzojnë të drejtat e tyre.
Ndërsa ka shtuar se puna e padeklaruar, një pjesë e madhe shtrihet në sektorin e ndërtimtarisë që ka zënë fill të zhvillohet në vendin tonë.
Po ashtu, ai përmend edhe sektorin e bujqësisë, sektorin e prodhimtarisë, por edhe sektorin e gastronomisë, që nuk i kanë deklaruar numrin e punëtorëve.
Kastrati ka përmendur edhe projektin e BE-së për zhvillimin e teknologjisë informative dhe bashkëpunimin me ministrinë dhe Qeverinë.
“Tash, me projektin e BE-së, zhvillimi i teknologjisë informative besojmë se do të shënojmë avancim. Planet tona dhe i Qeverisë është se kemi rritur sigurinë në punë dhe informaliteti. Presim që, në bashkëpunim me ministrinë, të rrisim numrin e inspektorëve dhe rrisim edhe cilësinë tonë”.
Kurse Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovë, Ilir Murtezaj, ka thënë se çështja e bashkimit ndërinstitucional duhet të shihet edhe me partnerë dhe vetë qytetarët, bizneset. Në këtë rast, thotë ai, duhet të ketë shkëmbin ndëraktiv të informatës nga palët, bizneset e të punësuarit.
“Një çështje shumë e rëndësishme ka të bëjë se si ne kemi arritur besimin te të punësuarit, duke i inkurajuar qytetarët të raportojnë sa u përket keqpërdorimeve”.
Ai ka përmendur edhe pasojat që i pëson i punësuari në vendin e punës.
Sipas tij, shqetësim është edhe për ATK-në dhe institucionet e përgjithshme qendrore.
Murtezaj u shpreh se ekonomia joformale, por edhe punësimi joformal, prekin edhe aktivitetet e biznesit, kurse dukuria e punësimit jo formal cenon shëndetin në punë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë