Gatimi

Konsumimi i mëngjesit nuk siguron humbjen e peshës tuaj


Mëngjesi është cilësuar prej kohësh si vakti më i rëndësishëm i ditës dhe me kalimin e kohës, përfitimet e supozuara të tij u zgjeruan duke përfshirë kontrollin e peshës.

Por rezulton se ngrënia e mëngjesit e cila mund të shërbejë si një mënyrë efikase për të shmangur urinë dhe të ngrënit e tepërt mund të jetë e diskutushme.

Nëse hamë apo e anashkalojmë mëngjesin “ka një efekt minimal të dukshëm në peshën trupore”, thotë David Allison, dekan i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit të Indianës në Bloomington, i cili ka kryer kërkime mbi këtë temë.

Konsumimi i mëngjesit pëmes një reklame…

Pjesa më e madhe e meritave u shkon prodhuesve të ushqimit kryesor të mëngjesit – drithërave.

Një reklamë e cila u krijua në shekullin e 20-të, bëri që konsumimi i mëngjesit të konsiderohet i rëndësishëm.

“Për shkak të teknikave të saj inovative promovuese, ndikimi i Postit në vaktin e mëngjesit . . . ishte i thellë,” shkruan Abigail Carroll në librin e saj “The Invention of the American Meal”.

Reklamat e Postit formuan jo vetëm atë që hanin njerëzit, por edhe efektet që prisnin të kishte mëngjesi në shëndetin e tyre.

Mbështetja financiare për studimet e lidhura me mëngjesin nga prodhuesit e drithërave ka ndihmuar gjithashtu në formësimin e perceptimeve tona për vaktin e mëngjesit.

Në shumicën e rasteve, një hulumtim i tillë ka zbuluar se ata që hanë mëngjes kanë tendencë të peshojnë më pak se ata që nuk konsumojnë mëngjes.

Studime që tregojnë të kundërtën

Duke bashkuar rezultatet nga shtatë prova – një studim i njohur si një meta-analizë – në vitin 2019, studiuesit australianë zbuluan se disa persona të cilët konsumonin mëngjesin rregullisht nuk humbën shumë peshë.

As nuk konsumonin më pak kalori. Ata që hanin mëngjes mesatarisht merrnin 260 kalori më shumë në ditë sesa ata që nuk konsumonin.

Një meta-analizë e veçantë në vitin 2020 nga hulumtuesit e Harvardit arriti në përfundimin se njerëzit që e anashkaluan mëngjesin humbën pak më shumë peshë sesa ata që hanin mëngjes.

“Megjithatë, provat nuk janë mjaftueshëm të forta për të rekomanduar të hahet apo të anashkalohet mëngjesi”, thotë Marta Guasch-Ferre, autore e studimit në Harvard.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore