Kosova

Konjufca takon ambasadorin e Zvicrës, diskutojnë avancimin e raporteve mes dy shteteve


Jürg Sprecher dhe Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, këtë të premte, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës, Jürg Sprecher, me ç’rast kanë diskutuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Zvicrës dhe për avancimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Konjufca në takim, siç njofton komunikata për media e lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e gjithanshme të Zvicrës ndaj Kosovës

“Njëherësh i shprehu mirënjohje për kontributin e shquar dhe mbështetjen e gjithanshme të Zvicrës mike ndaj Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit, integrimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe nënvizoi rëndësinë që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër ambasadori Sprecher ka falendëruar Konjufcën për pritjen dhe ka vlerësuar partneritetin mes Kosovës dhe Zvicrës.

“Kryetari Konjufca dhe ambasadori Sprecher ritheksuan gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fusha të ndryshme bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës”, thuhet tutje në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore