“Berkshire Hathaway”, në pronësi të miliarderit amerikan Warren Buffett, postoi një fitim rekord prej rreth 36 miliardë dollarësh këtë të shtunë, të realizuar në tremujorin e dytë të 2023.
Lajmi u bë i ditur nga agjencitë “Reuters” dhe “AFP”.
Një vit më parë, konglomerati kishte shënuar një humbje prej afro 44 miliardë dollarësh.
Kjo ecuri është veçanërisht për shkak të rezultateve të mira të arritura nga aktivitetet e sigurimit të Berkshire, të cilat janë më pak të varura nga situata ekonomike.
Berkshire njoftoi gjithashtu, në margjinat e rezultateve të saj financiare, riblerjen e 1.4 miliardë dollarëve të aksioneve në tremujor, që sjell në 5.8 miliardë dollarë riblerje në tremujorin e parë.
Gjatë mbledhjes së përgjithshme vjetore të konglomeratit të tij majin e kaluar, Warren Buffett njoftoi se ai priste një rënie të fitimeve nga shumica e aksioneve që ai mban për këtë vit.
Nga ana tjetër, ai kishte pritur me këtë rast një rritje të fitimeve nga aktivitetet e tij të sigurimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com