
Komuna e Prishtinës, ka marrë vendim që të lirojë disa kategori nga pagesa e përdorimit të trafikut urban.
Këtë Komuna e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës lirohen nga pagesat e përdorimit të trafikut urban”.
Sipas Komunës, ky vendim është marrë në shenjë falënderim për punonjësit e linjës së parë si dhe “për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek gjeneratat e reja”.
Ndryshe, edhe Ministria e Infrastrukturës kishte marrë vendim për të përgjysmuar pagesën e çmimit të biletës së autobusit për disa kategori të shoqërisë.

Mirëpo, ky vendim është parë si i padrejtë nga Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës.
Më 14 mars, Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve, kanë dorëzuar padi për anulimin e vendimit e këtij vendimi.
Jakup Berisha, anëtar i kësaj shoqate kishte paralajmëruar se do t’i shkruajnë edhe ambasadave të QUINT-it.
“Në lidhje me këtë do të iu shkruajmë pesë ambasadave të QUINT-it, se si politika ndërhyn në tregun e lirë të Kosovës duke tentuar të dirigjoj çmimet dhe çmimet në transportin rrugor të udhëtarëve”, tha Berisha.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, pati deklaruar se rrethanat e kanë detyruar që të vijnë në një situatë të tillë.
“Jemi duke jetuar në një situatë jashtëzakonisht të vështirë qoftë për qytetarët qoftë për bizneset për ja që fati deshi sot të përballim me gjykatë me të vetmen kërkesë që të mbrojmë interesat e biznesit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com