Lajme

Kompanitë e marihuanës po fitojnë më shumë para duke shitur birra sesa kanabis


Basti i madh i Tilray Brands Inc. për kanabisin legal po rezulton më tepër optimist, aq sa tani po mbështetet në tregun e alkoolit që dikur synonte ta prishte.

Një lehtësim i shumëpritur në ligjet amerikane për kanabisin, i njohur si riplanifikim, është ende të paktën disa muaj larg.

Kjo, duke lënë në fuqi kufizime mbytëse në shitje për shkak të klasifikimit të marihuanës së bashku me drogëra si LSD-ja dhe heroina.

Kështu shkruan kompania mediatike “Bloomberg” në artikullin e saj.

Sipas “Bloomberg”, kjo ka bërë që kompanitë e kanabisit të gjejnë biznese të tjera, duke përfshirë alkoolin dhe kërpin, duke nënvlerësuar mburrjet si ajo e Tilray-it në debutimin e saj në vitin 2019, duke paraqitur se do të kapte shpenzimet nga prodhuesit e birrës, distiluesit dhe kantinat e verës.

Për të shmangur këtë fat, firmat si Tilray kanë kërkuar biznese më të ligjshme si shitja e pijeve alkoolike dhe kërpit për të qëndruar hapur.

Në tremujorin fiskal që përfundoi në maj, kompania dyfishoi shitjet e alkoolit nga një vit më parë në 76.7 milionë dollarë, më së shumti nga çdo linjë produkti dhe rreth 5 milionë dollarë më shumë se sa solli nga shitja e kanabisit.

Kjo shënoi tremujorin e parë në të cilin Tilray gjeneroi më shumë të ardhura nga pijet alkoolike sesa marihuana.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore