Hetimi për platformën X ka nisur që në dhjetor.
Sipas gjetjeve paraprake, shenja blu nuk korrespondon me praktikën e industrisë në llogaritë e verifikuara dhe mashtron përdoruesit.
“Meqenëse çdokush mund të regjistrohet për të marrë një status të tillë ‘të verifikuar’, kjo ndikon negativisht në aftësinë e përdoruesve për të marrë vendime të lira dhe të informuara në lidhje me origjinalitetin e llogarive dhe përmbajtjen me të cilën ato ndërveprojnë”, ka bërë me dije Komisioni.
Shenja identifikuese blu e llogarive të verifikuara u prezantua nga Twitter për të verifikuar vërtetësinë e llogarive të liderëve politikë, figurave publike dhe gazetarëve dhe për të kufizuar dezinformimin.
Me riemërimin e platformës nga Twitter në X, Musk ndryshoi sistemin duke lejuar përdoruesit të blejnë shenjën blu, duke inkurajuar mashtrimet dhe dezinformatat.
“Ka prova të aktorëve të motivuar keqdashës që abuzojnë me llogarinë e verifikuar për të mashtruar përdoruesit”, ka bërë me dije Komisioni.
Platforma e Musk akuzohet për dy shkelje të tjera të DSA-së për transparencën në lidhje me reklamat dhe aksesin e studiuesve në të dhënat publike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com