Kosova

KOMF kërkon të adresohet me urgjencë dhuna ndaj fëmijëve


Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Koalicioni i Organizatës joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.

Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Koalicioni i Organizatës joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF kanë mbajtur tryezën e diskutimit me temë: “Integrimi i politikave dhe shërbimeve për trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve, me fokus në shkollë”.

Ndërsa, qëllimi i kësaj tryeze ishte diskutimi mbi modelet e integrimit të politikave dhe shërbimeve për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve.

KOMF.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media në të cilin thuhet se në këtë tryezë fjalë rasti mbajtën: Ardian Gola, Kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Larissa Bruun, Zyra e UNICEF në Kosovë dhe Petrit Tahiri, Anëtar i Bordit të KOMF.

Ndër të tjera, pjesë e panelit të diskutimit ishin edhe Eldin Gashi, nxënës, Ymret Rushiti, Kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Samir Shahini, Kryetar i Kolegjiumit për Arsim – Asociacioni i Komunave, Blerim Shabani, Kryetar i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale dhe Nilgyn Kosova, Policia e Kosovës.

“Disa prej rekomandimeve kryesore që u adresuan nga pjesëmarrësit në këtë tryezë ishin rritja e raportimit të rasteve të dhunës, rritja e monitorimit dhe llogaridhënies të ofruesve të shërbimeve, ofrimi i shërbimeve të integruara në mes të sektorit të arsimit, shërbimeve sociale dhe shëndetësisë”.

“Rritja e numrit dhe kapaciteteve të psikologëve, pedagogëve dhe stafit mbështetës në shkolla, miratimi i Grantit të Veçantë për shërbime sociale dhe, aplikimi i programeve për prindërim të mirë”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga KOMF.

Më 25 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur shtesat e fëmijëve që sipas tij, “ky vendim është një hap drejt përmbushjes së një nga prioritetet e Qeverisë”.

Kryeministri Kurti ka theksuar se 12 milionë euro janë ndarë për mbështetje të familjeve të kategorive të ndryshme.

“Katër milionë për përkrahjen e familjeve që humbën kryefamiljarin nga pandemia, një milion për sigurimin e kuponëve të ushqimit për familjet në nevojë, shtatë milionë për pagesën e lehonave dhe shtesave për fëmijë”, ka shkruar Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore