Euro 2024

Kombëtarja shqiptare bëhet pjesë e video-lojës ‘FC 24’


Kombëtarja shqiptare e futbollit është shtuar së fundmi në listën e ekipeve në video-lojën e famshme “EA Sports FC 24” (dikur “EA Sports FIFA”).

“EA Sports FC 24” është një video lojë simuluese me temë futbolli, e zhvilluar nga “EA Vancouver” dhe “EA Romania” dhe e publikuar nga “EA Sports”.

Është loja inauguruese në serinë “EA Sports FC”, duke pasuar serinë e lojërave “FIFA” pasi partneriteti i “Electronic Arts” me FIFA-n, organin drejtues të futbollit botëror, përfundoi me “FIFA 23”.

“EA Sports FC 24” është seria e 31-të e përgjithshme e EA Sports dhe u lëshua më 29 shtator 2023 për Nintendo Switch, PlayStation 4, PlayStation 5, Windows, Xbox One dhe Xbox Series X/S.

Dhe tani, me update-n e fundit të lojës para se të fillojë Euro 2024, kompania krijuese e saj ka shtuar edhe Kombëtaren e Shqipërisë.

Kuqezinjtë vlerësohen: 66 sulmi, 73 mesfusha dhe 74 mbrojtja.

Kapiteni Berat Gjimshiti është lojtari më i vlerësuar kuqezi në “FC 24” me 78. Pas ti tij vijnë dy yjet e La Liga-s, Myrto Uzuni dhe Ivan Balliu me nga 77.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore