Kultura

Kolomna, qyteti rus i ndërtuar nga ëmbëlsirat prej molle


Emri i këtij qyteti është bërë sinonim i një delikatesë me bazë mollë të quajtur “pastila”.

Qyteti mesjetar i Kolomna-s, shtrihet 113 km në jug-lindje të Moskës. Një vend piktoresk që formohet nga bashkimi i tre lumenjve. Kolomna ka qenë e njohur për kopshtet dhe pemishtet e saj që nga shekulli XV-të.

Frutat janë rritur gjithmonë këtu dhe nuk është rastësi që emri i këtij qyteti është bërë sinonim i një ëmbëlsire me bazë mollë si ‘pastila’.

Pastila, është zhvilluar fillimisht si një mjet për të ruajtur korrat e mollës dhe për të siguruar një ushqim të ëmbël gjatë gjithë muajve të dimrit. Por nuk ka asnjë lidhje me pastillen franceze (një lloj tjetër ëmbëlsire). Në vend të kësaj, emri i vjen nga folja ruse postelit, të shtrihem.

Ajo shpesh barazohet me marshmallow, por ky krahasim nuk është i drejtë për cilësinë e sai unike. Bëhet duke pjekur mollë derisa të zbuten. Më pas i përziejmë si një pure dhe i bashkojmë me të bardhat e vezëve dhe sheqerin.

Përzierja shpërndahet në tabaka në një thellësi prej rreth  2 cm. Pastaj thahet në një furrë të ftohtë e në fund se të pritet në shirita ose forma. Është një produkt krejtësisht natyral i bërë ekskluzivisht nga përbërës të freskët. Nuk përdoren niseshte, ngjyrues ose konservantë dhe ka pak kalori./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore