Frymëzuar nga fotografitë me fokus veprimet e njerëzve magjepsës, teksa jetojnë ditët e tyre, Gucci sjell imazhe të ndritshme që portretizohen në çantën e re ‘Gucci Diana’ të kapura si skenarë jashtë hotelit “The Savoy” në Londër ku themeluesi Guccio Gucci punonte si (liftboy) në rininë e tij.
Gucci Diana është dizenjuar me një rrip lëkure në ngjyrë neoni, i cili mund të hiqet sipas dëshirës.
Alessandro Michele eksploron konceptin e mishërimit në linjën e re, e cila është krijuar për të evokuar një qëndrim estetik, por edhe një ‘attitude’.
Gucci Diana është reflektim i një epoke të caktuar – madje edhe silueta e saj bën jehonë një moment në të cilin veshjet praktike zunë një vend të rëndësishëm në garderobë.
Ajo përfaqëson nocionin e stilit në evolucion të vazhdueshëm, që përshtatet në mënyrë të përkryer me sofistikimin.
Mesazhi që ky koleksion mbart është liria dhe përfaqësimi i modës si një medium i fuqishëm për të shprehur veten.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Në zbulim të feniminitetit”, stilistja shqiptare flet për bashkëpunimin me Calvin Klein
-
Naomi rrëfehet si kurrë më parë: Sado të rrëzohem, do të ngrihem sërish – Ja vlen të luftoj për gjeneratën e re
-
Legjendat mbi humbjen ‘e çmendur’ në peshë të Maria Callas
-
Katy Perry: Nëse burri im pastron kuzhinën, unë e shpërblej me…