Lajme

Kolegji i krishterë ‘Citipointe’ u kërkon familjareve të denoncojnë homoseksualitetin


Një nga shkollat ​​më liberale në Queensland, u ka dërguar familjeve kontrata regjistrimi ku kërkohet të nënshkruajnë një deklaratë që thotë se “aktet homoseksuale” janë imorale, dhe “fyese për Zotin”.

“Deklarata e besimit” e cila kërkohet për t’u regjistruar në kolegjin e krishterë ‘Citipointe’, përfshin gjithashtu deklarata që nënkuptojnë se studentët transgjinorë do të njihen vetëm nga “gjinia e tyre biologjike” në shkollë, dhe duhet të identifikohen “me gjininë që ka dhuruar Zoti”.

Shkolla, e cila zë një pjesë të kampusit të gjerë të “Citipointe” në periferi të Brisbane të Carindale, pretendon në faqen e saj të internetit të jetë “një nga shkollat ​​më të mëdha të pavarura të Queensland-it, me 1 mijë e 700 studentë.

Ky peticion kërkon më shumë se 30 mijë firma.

Një nga prindërit shprehu pakënaqësinë e tij për detyrimin e kontratës.

Në kontratë shkruhet:, “Ne besojmë se Zoti synon që intimiteti seksual të ndodhë vetëm ndërmjet një burri dhe një gruaje që janë të martuar me njëri-tjetrin”.

“Ne besojmë se çdo formë e imoralitetit seksual (përfshirë por pa u kufizuar në: tradhtinë bashkëshortore, aktet homoseksuale, aktet biseksuale, pedofilinë dhe pornografinë) është mëkatare dhe fyese për Zotin dhe është shkatërruese për marrëdhëniet njerëzore dhe shoqërinë.

Ndërkohë grupet LGBTQ+ janë mobilizuar kundër këtij projektligji diskriminues fetar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore