Sport

Klubi turk synon bashkimin e dyshes Cavani – Suarez


Dyshja, Edinson Cavani dhe Luis Suarez zakonisht kanë dhuruar spektakël te kombëtarja e Uruguait, mirëpo ata nuk kanë luajtur asnjëherë bashkë te ndonjë klub.

Bashkimin e dyshes së sulmit uruguaian tani synon ta bëjë klubi i njohur turk, Fenerbahce.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Turqi, Fenerbahce është duke tentuar t’i bindë dy lojtarët për ta vazhduar karrierën në Stamboll.

Të dy sulmuesit në fjalë, aktualisht janë futbollistë të lirë, pasi nuk vazhduan kontratat me klubet e tyre.

Pra, asnjë cent nuk duhet që Fenerbahce ta shpenzojë për ta, mirëpo vetëm duhet t’i bindë sulmuesit veteranë me kushtet e tyre financiare.

Përparësi e klubit turk në këtë rast do të ishte pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që Cavani në sezonin e fundit ishte pjesë e Manchester United, i cili bëri 20 paraqitje në të gjitha garat (shumica nga banka rezervë), ku shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim.

Ndërsa Suarez ishte pjesë e Atletico Madrid-it në sezonin e fundit, i cili shënoi 13 gola dhe dhuroi tre asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat.

Për Suarez-in gjithashtu ka shprehur interesim të lartë edhe klubi i posa ngjitur në Serie A, Monza.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore