Një klub futbolli mendohet të jetë i pari që pranon pagesat e ditës së ndeshjes në monedhën digjitale.
Oxford City do të pranojë Bitcoin nga tifozët që blejnë bileta, ushqim dhe pije në stadiumin e tyre “RAW Charging Stadium” si një alternativë ndaj kartës dhe parave të gatshme.
Drejtori i klubit tha se pagesa me Bitcoin mund të “bëhet normalja e re”.
Oxford City ka rënë dakord për një partneritet shumë-vjeçar me CoinCorner. Kompania ka prodhuar The Bolt Card, për të cilën tha se është karta e parë pa kontakt në botë për Bitcoin.
Justin Merritt, drejtori i klubit, tha: ” Integrimi i teknologjive dhe inovacioneve më të fundit për të siguruar që Oxford City FC të vazhdojë të funksionojë si një klub i vetë-qëndrueshëm është një pjesë kyçe e objektivave tona afatgjata.
“Nuk është e detyrueshme që njerëzit të angazhohen me teknologjinë tonë të re, por ne besojmë se Bitcoin do të bëhet normalja e re në futbollin anglez”.
Daniel Scott, CEO i CoinCorner, tha: “Inovacioni dhe të menduarit përpara qëndrojnë në qendër të objektivave tona, ashtu si Oxford City FC”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com