Klinaku e quan “skandal” publikimin e emrave të viktimave nga Specialja: Rrezikohen edhe dëshmitarët
Publikimin e emrave të viktimave që pretendohet se janë vrarë nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku e ka quajtur “skandal”.
Në një bisedë për Albanian Post Klinaku, thotë se me këtë veprim janë rrezikuar edhe dëshmitarët.
“Kjo do t’i rrezikoj dëshmitarët sepse dikush duhet të shkoj dëshmitarë për ato viktima. Këtu do të ketë proces gjyqësorë dhe vetëm Gjykata mund ta dëshmoj se a është shpifje”.
Klinaku, shton se nuk është dashur të lejohet që këta emra të publikohen.
“Emrat nuk është dashur të publikohen. Ky veprim e dëshmon edhe njëherë që gjykata speciale është gjykatë politike. Nuk mund t’i publikosh gjërat që nuk janë konstatuar akoma nga askush”.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.
Në Komunën e Drenasit, si viktima të vrasjes përmenden: Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri dhe Hasan Hoxha dhe Ajet Gashi.
Ndërsa në komunën e Lipjanit, si viktima të vrasjes përmenden: Bojan Cvetkoviç, Zarko Filipoviç, Dragoljub Tanaskoviç, Zivota Todoroviç dhe Dragan Vuçetiviç.
Kurse, në Komunën e Podujevës si viktimë përmedet Osman Sinani, derisa në Komunën e Rahovecit përmendet Cvetko Pleviç, e po ashtu edhe Hysen Krasniqi.
Ndërkaq Suharekë, si viktima përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.
Si viktima të zhdukjes me forcë në Ferizaj përmenden: Rrahim Elezi, Riza Kiki, Faik Reci dhe Nezir Topojani. Kurse, në Suharekë, përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.
Ndërsa, në Gjakovë përmendet Pal Krasniqi.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, janë caktuar katër seanca për në Prill të këtij viti.
Për çka po akuzohen Thaçi dhe të tjerët?
Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Sipas aktakuzës fillestare, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë