Kultura

Kisha e Shelbuemit, ikonë e krishtërimit shqiptar


Mirdita fsheh thesare dhe legjenda të pafundme. Në hyrje të Milotit gjendet kisha qindra vjeçare e Shelbuemit, një ndër më të vjetrat dhe më të rëndësishmet monumente të kulturës kombëtare, e cila ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1272.

Historiku i saj

Kisha e Shelbuemit identifikon fenë e krishterimit në Shqipëri. Sipas historianëve, Kisha e të Shelbuemit është ndër më të vjetrat në Ballkan. Ajo është aty qysh prej vitit 1166 dhe qendron mbi shkëmbin e bardhë, e pacënuar nga ngjarjet historike ndër shkeku

Kjo kishë si monument i hershëm i kulturës romanike dëshmon vlerat më të mira autentike të hershmërisë së Krishtërimit në Mirditë e më gjerë.

Kisha përfaqëson një objekt të rëndësishëm kulti të shek XII- XIII. Ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1272 dhe mbart vlera unikale jo vetëm për afresket, pikturat, por edhe muralet e stilit bizantin.

Pjesa e brendëshme e Kishës është e stolisur me afreske të ritit bizantin gjë që bën atë edhe më të veçantë. Godina është monument kulture dhe paraqet interes në aspektin ndërtimor dhe arkitektural.

Kuvendi Françeskan

Kisha e Rubikut ka shërbyer si abaci benedikte dhe kuvend françeskan. Madje duhet theksuar se në këtë kuvend kanë qenë dhe fillesat e shërbimit të At Gjergj Fishtës si frat.

Përveç Gjergj Fishtës, në kuvendin françeskan ka qendruar edhe At Shtefan Gjeçovi i cili ka mbledhur dhe ka shkruar disa nga kapitujt të Kanunit të Lek Dukagjinit.

Duhet theksuar se përveç shërbesave të priftërinjëve shqiptar në këtë kishë ka shërbyer edhe një prift austriak me emrin Fabian Barcata gjatë shek. XX. Ai ka lënë si trashëgimi romanin “Lule” që flet për një histori dashurie në atë kohë dhe ditarin e tij, ku pasqyron mënyrën se si organizohej jeta në atë periudhë.

Legjenda

Mijëra vjet më parë, në trevën e Rubikut thonë se ndryshku i kuq shfaroste njerëzit, mbyste bagëtitë dhe dëmtonte të mbjellat. Ishte hyjnesha Robikon, ajo që i shpëtoi banorët nga kjo murtajë e kuqe. Që nga ajo kohë për nder të saj zona mban emrin Rubik.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore