Britaniku, Tom Daley fitoi medaljen e bronztë në platformën e zhytjes në 10 metra për meshkuj, pas një finaleje interesante në Tokio.
27-vjeçari ishte në “luftë” për medaljen e artë, por dyshja kineze Cao Yuan dhe Yang Jian ishin në formë mbresëlënëse dhe zunë përkatësisht dy vendet e para.
Ai dukej i qetë dhe i përqendruar gjatë kësaj finaleje dhe festoi pranë pishinës pasi siguroi një medalje të katërt olimpike, të bronztën e tretë në paraqitjen e tij të katërt në Lojërat Olimpike.
Cao, 26 vjeç, bëhet atleti i parë që fiton medaljen e artë olimpike në tre kategori të ndryshme zhytjeje.
Por dyshja kineze duhej të prodhonin një performancë pothuajse perfekte për të goditur Daley, i cili filloi shumë mirë dhe udhëhoqi pas tre raundeve.
Një gabim i vogël në zhytjen e tij të katërt përfundimisht rezultoi i kushtueshëm pasi Cao dhe Yang përfunduan me dy zhytje shumë të mira me vështirësi të larta për të mbetur në krye të podiumit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com