Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesa të ushqimit.
Ai tha, po ashtu, se kjo situatë sa vjen dhe përkeqësohet.
Në vijim, Jong-un ka shpjeguar se, sektori i bujqësisë nuk i përmbush objektivat e veta.
Për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, që sollën përmbytje, Koreja e Veriut po përballet me mungesë të grurit.
Sipas disa raporteve, çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje.
Për të frenuar përhapjen e Covid-19, Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj. Kështu, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet te Kina për ushqim, pleh dhe karburant.
Koreja e Veriut, gjithashtu, po lufton për sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programeve të saj bërthamore.
Kreu autoritar i shtetit foli për situatën e ushqimit edhe në Komitetin Qendror të Partisë së Punëtorëve në pushtet, që u zhvillua këtë javë në kryeqytetin Pyongyang.
Gjatë takimit, Kim tha se prodhimi kombëtar industrial ishte rritur me një të katërtën në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në takim pritej që zyrtarët të diskutonin dhe për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut, por nuk janë dhënë ende detaje.
Në muajin prill, Kim pranoi, si rrallëherë vështirësitë e pashmangshme, duke u bërë thirrje zyrtarëve të zhvillojnë “një mars të ardhshëm”, në mënyrë që të lehtësohen njerëzit nga vështirësia.
“Marsi i ardhshëm” është një term i përdorur nga zyrtarët e Koresë së Veriut, duke iu referuar luftës së vendit gjatë urisë së viteve 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e la Korenë e Veriut pa ndihmë thelbësore.
Numri i përgjithshëm i koreanëve të veriut, të cilët vdiqën nga uria në atë kohë nuk dihet, por vlerësimet shkojnë deri në tre milionë.
Është jashtëzakonisht e pazakontë për Kim Jong-un të pranojë publikisht një mungesë ushqimi. Ai tashmë ka pranuar se plani i tij ekonomik ka dështuar.
Problemi për udhëheqësin është se kur mori detyrën nga i ati i tij, i premtoi popullit të tij një të ardhme më të begatë.
Ai tha se do të kishin mish në tryezat e tyre dhe do të kishin akses në energji elektrike. Kjo nuk ka ndodhur. Atij i duhet ta përgatisë popullsinë për më shumë punë.
Ai po përpiqet ta lidhë këtë në pandeminë globale dhe media shtetërore raportoi se u tregoi zyrtarëve të partisë se situata në të gjithë botën po përkeqësohet.
Gjithashtu ai përshkroi përpjekjet për të kaluar Covid-19 si një “luftë të zgjatur”. Kjo sinjalizon se mbylljet e kufijve nuk do të kenë lehtësime së shpejti.
Ky është shqetësimi i shumë organizatave të ndihmës. Kufiri i mbyllur ka parandaluar kalimin e disa ushqimeve dhe ilaçeve. Shumica e OJQ-ve u është dashur të largohen nga vendi, në pamundësi për të marrë staf dhe furnizime brenda ose jashtë.
Ky artikull është marrë dhe përshtatur nga BBC për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com