Një krizë e vërtetë e COVID-19 e ka pushtuar Korenë e Veriut, mbi dy vjet pas shpërthimit të pandemisë botërore dhe për këtë, lideri diktatorial Kim Jong Un, ja vendos fajin disa “gjërave aliene” që kishin rënë pranë kufirit mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut.
Kështu ka informuar edhe një media qeveritare pranë Pyongyangut, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal ndaj virusit.
Për shumë vite, nga Seuli janë dërguar tullumbace heliumi me mesazhe të ndryshme apo ndihma humanitare, për ata të cilët gjenden në vështirësi. Por, autoritetet në Korenë e Jugut, e përjashtojnë tërësisht faktin që këto tullumbace, të kenë qenë shkaktaret e shpërthimit të pandemisë në fqinjët veriorë.
Sipas hetimit të kryer nga Puongyangu ndërkaq, dy personat e parë në Korenë e Veriut, të cilët u infektuan, kishin pasur kontakte me materiale të paidentifikuara në pjesën kufitare jugore.
Prej asaj dite në prill, i gjithë vendi u përfshi nga pandemia, e cila u përhap me ritme shumë të shpejta.
Edhe pse nuk dihen shifrat e sakta, mendohet se infektimet dhe vdekjet në vendin diktatorial janë tmerrësisht të larta.
A e kanë fajin “gjërat aliene” në kufi? Përgjigje nuk ka…të paktën jo zyrtarisht.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com