Kilienët kundërshtuan një kushtetutë të re përmes një referendumi të dielën e 4 shtatorit.
Kjo, duke i dhënë një goditje të madhe një fushate trevjeçare për të riparuar politikën dhe për të zbutur politikat e tregut të lirë.
Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore.
Me 99 për qind të votave të numëruara, 62 për qind votuan kundër statutit të propozuar gjatë vitit të kaluar nga një konventë e zgjedhur nga populli.
Kjo, krahasuar me vetëm 38 për qind pro miratimit të saj.
Votimi duhej të ishte kulmi i një lëvizjeje që filloi me protesta masive kundër pabarazisë në fund të vitit 2019.
Në vend të kësaj, është humbja e parë e madhe e fushatës dhe një goditje për presidentin Gabriel Boriç.
36-vjeçari po mbështetej te statuti i ri për të realizuar reformën e taksave, pensioneve dhe punës, duke nxitur shërbimet sociale dhe ulur pabarazinë.
Kushtetuta aktuale daton që nga diktatura ushtarake e Augusto Pinochet-it.
Në komentet televizive pas votimit, Boriç përsëriti angazhimin e tij për ndryshimin e kushtetutës dhe theksoi se kongresi i vendit do të luante një rol udhëheqës.
Presidenti do të takohet nesër me krerët e dy dhomave dhe do të zhvillojë bisedime me liderë të tjerë politikë gjatë javës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com