Lajme

Kievi: Agresioni rus ka vrarë 790 fëmijë që nga viti 2014


Që nga viti 2014, agresioni i armatosur i Rusisë kundër Ukrainës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 790 fëmijëve.

Kështu ka deklaruar Komisioneri për të Drejtat e Njeriut të Parlamentit të Ukrainës Dmytro Lubinets në një postim në Telegram.

Komisioneri ka ravijëzuar se çdo tragjedi e tillë shërben si dëshmi e mëtejshme e gjenocidit kundër popullit ukrainas dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për vrasjen e fëmijëve dhe për të parandaluar viktima të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore