Kërkohet të zbulohet statusi i një viktime pjesëmarrëse në çështjen e ish krerëve të UÇK-së
Mbrojtja e viktimave kërkon që të zbulohet statusi i një viktime pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët, trupi gjykues kërkon pëlqim me shkrim
Mbrojtja e viktimave në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka kërkuar nga trupi gjykues që të zbulohet statusi i njërës nga viktimat pjesëmarrëse në procesin gjyqësore ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Trupi gjykues ka kërkuar nga mbrojtja e viktimave që kërkesën të e dorëzojë përmes pëlqimit me shkrim dhe të nënshkruar nga viktimat.
“Për arsyet e lartpërmendura, Paneli përmes kësaj: (a) pranon kërkesën, me kusht që mbrojtja e viktimave të dorëzojë pëlqimin me shkrim dhe të nënshkruar të V40/06 në Zyrën e Regjistrimit; (b) udhëzon Sekretarin që të përgatisë një deklaratë siç propozohet në aneksin 1 të kërkesës dhe t’ia transmetojë deklaratën drejtpërdrejt V40/06 pas marrjes së pëlqimit të tij me shkrim; dhe (c) autorizon V40/06 të zbulojë deklaratën në [REDAKTUAR]”, thuhet në vendim.
Por, që kërkesa nuk është shoqëruar me pëlqim me shkrim për zbulimin e statusit si viktimë pjesëmarrëse.
“Pavarësisht parashtresës së avokatit të viktimave se klientja e tij dëshironte t’u zbulonte autoriteteve të caktuara prova për pjesëmarrjen e saj si viktimë në procedurë, Paneli shprehimisht deklaroi se “pëlqimi me shkrim i nënshkruar nga viktima pjesëmarrëse duhet t’i jepet Panelit në mbështetje të një aplikacioni për në emër të atij personi të ndryshojë masat mbrojtëse”.
“Prandaj, Paneli e udhëzoi avokatin e viktimave që të merrte dhe t’ia transmetonte Zyrës së Regjistrimit pa vonesë një dokument të tillë”, thuhet në vendim.
Më 6 shkurt, Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka refuzuar ankesën e Sabit Januzit për lirim të përkohshëm.
Më 1 shkurt, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit të Ismet Bahtijarit.
Vendimin e ka kumtuar Doyle, përmes informimit javor ku ka thënë se vendimi është marrë pasi ekziston rreziku që i akuzuari të arratiset.
“Në çështjen gjyqësore Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari, më 29 janar, Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Ismet Bahtjarit. Gjykatësi konstatoi se ekziston rrezik i moderuar që i akuzuari të arratiset, si dhe arsye të artikulueshme për të besuar se z. Bahtjari mund të pengojë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejë krime të tjera”, tha Doyle.
Sa i përket seancave që janë mbajtur javën e kaluar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ai theksoi se nga dëshmitaret u pretendua për vrasjet që janë bërë nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com