Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ka takuar pjesëtarët e ekspeditës arkeologjike shqiptaro-zvicerane që po zhvillon kërkime prej disa vitesh në vendbanimin neolitik të Linit.
Drejtuesit e ekspeditës e informuan Gjinushin për të dhënat për përpunimin e materialit arkeologjik për të siguruar e ruajtur gjithë informacionin shkencor nëpërmjet një dokumentacioni të standardizuar.
Projekti i kërkimeve nënujore “Lin 3” është bashkëpunim midis Institutit Arkeologjik të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetit të Bernës (Zvicër).
Profesorët Albert Hafner dhe Ilir Gjipali rikonfirmuan se vendbanimi i Linit është vendbanim palafit (liqenor) dhe shtrihet kryesisht nën ujë dhe pjesërisht edhe në tokë, si rezultat i mbushjeve që kanë ndodhur gjatë mijëra vjetëve nga depozitimet e dherave të gërryera nga kodrat përreth.
Rezultatet e kërkimet të viteve të mëparshme dhe analizat laboratorike të kryera në Universitetin e Bernës në Zvicër, si dhe ato në bashkëpunim me Universitetin e Oxford-it në Angli, treguan se vendbanimi palafit (liqenor) “Lin 3” është vendbanimi më i vjetër i këtij lloji në Evropë.
Gërmimet e vitit 2024 sakaq shënojnë përfundimin e fazës së parë të projektit në “Lin 3”.
Gërmimet katërjavore në tokë vlerësohen si shumë të suksesshme për sasinë dhe shumëllojshmërinë e materialit arkeologjik, të cilat janë objekt studimi në vazhdim nga specialistët e projektit.
Faza e dytë e gërmimeve të këtij sezoni lidhet me gërmimet nënujore brenda në liqen, që do të vazhdojnë katër javë të tjera, deri më 18 gusht.
Gërmimet e këtij viti ekspedita shqiptaro- zvicerane po i orienton në njohjen e mëtejshme të shtrirjes së vendbanimit, kohëzgjatjen, kulturën materiale e shpirtërore të banorëve neolitikë, kompleksitetin e ndërtimeve të këtyre vendbanimeve liqenore; si dhe në aspekte të ekonomisë bujqësore e blegtorale dhe të raporteve kulturore e kronologjike me vendbanimet e këtij lloji në trevat përreth.
Po ashtu po përgatitet dokumentacioni arkeologjik i nevojshëm për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Parashikimi i motit, 23 shtator 2024
-
Hasani takon homologun Borg, vlerëson Maltën për kryesimin e OSBE-së
-
Kryegjyshata e Bektashinjve: Iniciativa për sovranitet, çast historik për tolerancën dhe paqen fetare globale
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor