Gatimi

Kek me mollë


Keku me mollë është një nga ëmbëlsirat me shije më të lehtë, dhe do t’iu bëjë për vete shumë shpejtë, falë shijes unike që ka.

Përbërësit

3 kokrra vezë

100 gr gjalpë

150 gr sheqer

300 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

4 kokrra mollë

½ lëng limoni

2 lugë gjelle sheqer për mollët

Sheqer vanilje

Kek me mollë.

Përgatitja

Në një tas fillimisht shtoni vezët me sheqerin, i rrihni me mikser elektrik derisa sheqeri të shkrijë dhe veza të bëhet më kremoze.

Shtoni gjalpin e shkrirë dhe të ftohur, i përzieni së bashku duke shtuar pak nga pak miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Masën që u krijua e shtroni në një tavë keku.

Ndërkohë qëroni mollët, i prisni ato në feta me trashësi mesatare dhe i përzieni me lëng limoni, dy lugë sheqer, vanilje dhe pak kanellë.

Mbuloni komplet tavën e kekut me feta molle në formë rrethore dhe e vendoseni atë në furrën e para ngrohur në 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

E pasi keku të ftohet mund ta pudrosni me sheqer pluhur sipas dëshirës suaj.

 

 

Ju bëftë mirë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore