Kosova

Kearns: Mos t’i lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë


Alicia Kearns dhe Vjosa Osmani

Deputetja britanike Alicia Kearns, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ka thënë se është jetike për sigurinë në Ballkan dhe Evropë që të mos lejohen akterët armiqësorë të rindezin konfliktin në Kosovë.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë. Ajo është me të vërtetë një fuqi dhe është jetike që të mos lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë”, ka shkruar Kearns në Facebook.

Ndryshe, Osmani në Britani të Madhe mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Gjatë qëndrimit të saj në Londër, presidentja ka takuar liderë të shumtë evropianë, përfshirë Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në këto takime, Osmani ka biseduar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, dhe ka kërkuar mbështetjen e vendeve evropiane për anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.

Osmani përfaqësoi Kosovën edhe në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të presidentit, Joe Biden, ku m ç’rast, në përfundim të samitit, ka pasur rastin ta takoi Biden, “të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës”.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Osmani e pati vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore