Katy Perry afër shitjes së rezidencës madhështore në Beverly Hills – dy vjet pas transferimit në Montecito
Këngëtarja ikonike, Katy Perry po i thotë lamtumirë rezidencës së saj të madhe, të mbrojtur nga rojet në Beverly Hills, e vendosur në lagjen ekskluzive Hidden Valley pranë shtëpive të Adele dhe Nicole Kidman, të cilën ajo e bleu në vitin 2017.
Ndërsa prona duket se ka gjithçka që një pronar i shtëpisë mund të dëshironte ndonjëherë nga një pishinë pafundësie dhe pemë spektakolare deri te shtigjet private të ecjes, ylli 37-vjeçar i popit bashkë me të fejuarin e saj Orlando Bloom dhe vajzën njëvjeçare Daisyn, po vazhdojnë të jetojnë në një rezidencë tjetër në Montecito, e cila kushton rreth 14.2 milionë dollarë.
Ndërsa ajo vazhdon të kalojë gjithnjë e më shumë kohë në qytetin e saj të lindjes, Santa Barbara, me partnerin dhe familjen e saj, lëvizja e yllit të hitit “Firework” për të shitur shtëpinë me pesë dhoma gjumi duket të jetë një hap i pritur.
Ndërsa ajo e bleu rezidencën për pak më pak se 19 milionë dollarë, sipas TMZ, ajo do ta shesë atë për 19.5 milionë dollarë. Ndërkaq, sipas të dhënave në internet, shtëpia u shit për 9.2 milionë dollarë në vitin 2007, dhjetë vjet përpara se ajo ta blinte atë.
Rezidenca dykatëshe e ndërtuar në vitin 1959 është e fshehur në fund të një rruge të gjatë private dhe përmban një pishinë të rrethuar nga eukalipt në një sipërfaqe prej 1.13 hektarësh, si dhe një tarracë të mbuluar, me shumë hapësirë për argëtim, me pamje nga kodrat perreth.
Prona është gjithashtu në afërsi të yjeve si: Penelope Cruz, Jennifer Lawrence, Cameron Diaz, Ellen dhe Zoe Saldana.
Shtëpia përshkruhet si një nga shtëpitë më private dhe më të veçanta në zonë, ndërsa disa nga karakteristikat përfshijnë një galeri hyrjeje të ndriçuar nga qielli, dhomën e ndenjes me oxhak dhe pamje nga lëndina e gjerë, si dhe një banjë mermeri, dollapë të dyfishtë dhe një tarracë të madhe kopshti në dhomën kryesore të gjumit.
Përveç shtigjeve private të ecjes, pronarët dhe mysafirët mund të shijojnë shtigjet e Kanionit Franklin direkt brenda lagjes.
Perry dhe Bloom u bashkuan për herë të parë në vitin 2016, përpara se të ndaheshin një vit më vonë. Në prill të vitit 2018 ata u ribashkuan zyrtarisht dhe ai e propozoi artisten në ditën e Shën Valentinit të vitit 2019.
Në ditëlindjen e parë të Daisy-t, në gusht të vitit 2021, gjyqtarja e American Idol shkroi në Twitter “Sot, 1 vit më parë ishte dita kur filloi jeta ime”.
“Unë kurrë nuk kam ditur vërtet për dashurinë e pakushtëzuar. Natyrisht që nëna ime e ka këtë për mua, por unë nuk e kam përjetuar atë në vetën e parë derisa linda fëmijën tim. Dhe ky ishte vetëm një ‘nivel tjetër’”, kishte thënë Perry për Variety.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com