Ka përfunduar ndeshja e parë e Kupës së Botës, të cilën e fitoi Ekuadroi kundër vendit mikpritës, Katarit.
në këtë sfidë, goli u shënua shumë shpejtë, kur në minutën e tretë, Enner Valencia e kaloi në epërsi Ekuadorin, por goli u anulua nga sistemi VAR për një pozicion jashtë loje.
Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe kombëtarja amerikano-latine e gjeti golin e avantazhit.
Ishte përsëri sulmuesi i Fenerbahce-s, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, për ta kaluar Ekuadroin në epërsi.
Ish-sulmuesi i West Ham-it u përkujdes edhe për golin e dytë të ndeshjes, kur shënoi me kokë, pas një harkimi nga futbollisti i Genk, Angelo Preciado.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi të dyfishtë të Ekuadorit, derisa në fraksionin e dytë gola më nuk pati.
Kryesisht u zhvillua një ndeshje me më pak raste. Romario Ibarra e pati një mundësi të mirë për Ekuadorin në minutën e 55-të, por ai dështoi përball portierit të Katarit, Saad Al Sheeb.
Ndërkohë, për Katarin u regjistrua një mundësi e mirë në minutën e 88-të, por goditja e fortë e Mohammed Muntari, shkoi ngjitur me shtyllën transversale.
Ndeshjen e radhës, Katari do ta luajë kundër Senegalit, ndërsa Ekuadori do të përballet me Holandën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Artikulli i UEFA-s për stadiumin “Air Albania”: Investimi gjigant që ka transformuar infrastrukturën sportive në Shqipëri
-
Trajnerët më të paguar në Euro 2024: Southgate në krye, Sylvinho i 16-ti
-
Eurodeputetët me sjellje të keqe, një galeri mashtruesish
-
Orsato shpallet gjyqtari më i mirë në Kupën e Botës