Një jaht luksoz në ishullin e Shën Martinit, në Karaibe shkatërroi bankinën. Anija me emrin “Go”, ishte rreth 77 metra. Ajo i përkiste miliarderit zviceran Hans Peter Wild.
Jahti ka bërë manovra në portin e vogël që strehon Sint Maarten Yacht Club kur kuptoj se diçka nuk po shkonte mirë.
Për shkak të mosfunksionimit të kompjuterit në bord, anija përfundoi duke goditur kalatën prej druri. Kjo solli dëme të konsiderueshme në strukturë.
Për fat të mirë, aksidenti nuk shkaktoi ndonjë dëmtim por detyroi portin të mbyllej për shkak të mungesës së skelës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com