Kosova

Kapen barna pa banderolë me vlerë prej 20 mijë eurosh


Barnat e konfiskuara

Dogana e Kosovës ka konfiskuara mbi 6 mijë e 800 paketime të barnave të kontrabanduara me banderolë të Shqipërisë dhe Serbisë në një barnatore në Lipjan.

Siç ka njoftuar Dogana, vlera e tyre arrin shumën prej 20 mijë eurosh.

“Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore dhe kanë zbuluar të fshehura 6,858 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja (Serbi dhe Shqipëri), të cilat janë kontrabanduar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Është bërë me dije se malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës janë iniciuar procedura kundërvajtëse.

Në fund, Dogana ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka inkurajuar denoncimin e rasteve të ngjashme për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur tregun dhe shëndetin publik në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore