Rep artisti Kanye West duket se ka gjetur vendin e tij të lumtur, duke shëtitur rrugëve të Tokios me të dashurën e tij në krah, teksa dyshja janë parë në lagjen tregtare Ginza.
Ye dhe Bianca Censori u panë ndërsa shikonin dyqanin e zbritjeve “Don Quijote”, shkruan TMZ, transmeton AlbanianPost.
Rep artisti, ishte veshur tërësisht në të zeza dhe bëri çmos për të mbuluar fytyrën e tij nga publiku, ndërsa Bianca ishte pak më pak tradicionale me stilin provokativ të veshjes, që edhe e karakterizon.
Një dëshmitar okular ka zbuluar se askush nuk dukej se i kushtonte vëmendje të dyve, kryesisht duke i lënë vetëm ndërsa bënin pazar.
Është mjaft interesante, dëshmitari thotë se në një moment Ye dhe Bianca kontrolluan një seksion lodrash për të rritur edhe pse ishte e paqartë nëse ata blenë ndonjë gjë nga rafti.
Nga atje, Kanye dhe Bianca u ngritën, duke hipur në një makinë në pritje dhe duke vazhduar rrugën e tyre.
Kanye ka kaluar goxha kohë në Japoni gjatë viteve të fundit, por së fundmi duket se ai është atje më shumë se në Shtetet e Bashkuara.
Ishte vetëm fillimi i muajit qershor kur ai u pa në Japoni bashkë me vajzën North, dhe ai e Bianca kanë marrë pjesë në disa ngjarje në vend deri vonë.
Përndryshe, Kanye dhe Bianca u lidhën në fillim të këtij viti në një lloj ceremonie angazhimi. Është ende e paqartë nëse ka ndonjë detyrim ligjor për martesën e tyre, por ata sigurisht lëvizin anembanë globit si të ishin çift me martesë të rregullt.
Bianca ishte gjithashtu në krah të Ye në festën e tij të ditëlindjes së fundit në Los Anxhelos, madje ajo u pa duke mbajtur dorën e North kur të dy hynin në festë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com