Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur dy prokurorë të shtetit.
Policia menjëherë ka marr masat e nevojshme duke kёrkuar tё dyshuarin i njohur pёr Policinё nё vendbanimin e tij, mirëpo i njëjti nuk ёshtё hasur nga organet e rendit.
Ndërsa këtë të martë, pas njё pune intensive tё hetuesve tё ёshtё arritur tё identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar.
“Lidhur me rasti ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48- orё”.
Ndryshe, një person është gjetur i vdekur të hënën në Kamenicë, për të cilin po vlerësohet se ka vdekur në rrethana të dyshimta.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i prokurorit për veprime tjera”, thuhet në raportin e Policisë.
Nga Policia, është bërë e ditur edhe vdekja e një gruaje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi e njëjta kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku.
Teksa në Prizren janë raportuar dy lëndime në vendin e punës, njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com