Sport

Kampionët që vlejnë më pak se Mbappe e Neymar


Të dielën në mbrëmje, me fitoren përballë Angers, Lille ktheu titullin e Ligue 1 në pronësi pas një dekade.

Lille gjatë gjithë sezonit përballoi presionin e madh nga Monaco, Lyon, e mbi të gjitha nga yjet e Paris Saint-Germain.

Dhe, me plot kuptimin e fjalës, fitorja e titullit në një kampionat ku luan PSG, është surpriza e vitit.

Me sa duket, përkundër të ardhurave të pafundme që PSG posedon, ato nuk janë të mjaftueshme që ata të gjejnë suksesin në Champions League, e tashmë, as në Ligue.

Të kthehemi në fillim të sezonit:

Sipas transfermarkt, kur sezoni filloi, e gjithë skuadra e Lille kishte një vlerë të përbashkët prej 239.05 milionë euro.

Por, si krahasohet kjo me PSG-në?

Shumë thjesht, dy yjet e Paris-it, Neymar dhe Mbappe vlejnë së bashku 270 milionë euro, më shumë se 30 milionë krahasuar me gjithë skuadrën e Lille.

Por, duke parë formën të cilën ata kaluan, edhe vlera totale e klubi u rrit.

Ajo shkoiu në 297 milionë euro, me dy lojtarët më të vlerësuar që janë: Jonathan Ikone dhe Jonathan David, të dy 30 milionë euro.

Në krashim, PSG shtatë lojtarë që e kalojnë shifrën e 30 milionëve.

Ata janë: Kean (35 milionë), Kimpembe (40 milionë), Icardi (55 milionë), Veratti (60 milionë), Neymar (110 milionë), Mbappe (160 milionë).

Në fund të fundit, mesa duket asgjë nuk vlenë më shumë se dashuria dhe motivi për futbollin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore