Sport

Juventus-i synon transferimin e Kessie-t për ta zëvendësuar Pogba-n


“La Gazzetta dello Sport” raporton se mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie është objektivi kryesor i Juventus-it për të zëvendësuar Paul Pogba-n nëse francezi transferohet në Arabinë Saudite.

Pogba është ende duke punuar për t’u rikthyer në formë pasi luftoi me lëndimet në sezonin 2022-23 dhe bardhezinjtë janë gati ta lënë atë të shkojë në Arabinë Saudite për vetëm 10 milionë euro.

Sipas edicionit të shtypur të së enjtes të “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i Juventusit , Massimiliano Allegri, e ka identifikuar mesfushorin e Barçës, Kessie-n, si zëvendësuesin ideal për ish-yllin e Manchester United.

Të tillë si Habib Diarra (Strasburg), Teun Koopmeiners ( Atalanta ) dhe Rodrigo De Paul (Atletico Madrid) janë gjithashtu në agjendën e Juventus-it, por gjigantët e Serisë A së pari do të përpiqen të huazojnë Kessie-n nëse largohet Pogba.

Ndërkombëtari i Bregut të Fildishtë shënoi tre gola në 43 paraqitje konkurruese me Barcelonën sezonin e kaluar dhe tashmë ka luajtur në Serie A me Atalanta-n dhe Milan-in duke shënuar 41 gola në 204 ndeshje në ligën e parë të Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore