Rregullatori financiar amerikan vendosi një gjobë prej katër milionë dollarësh ndaj bankës investuese JPMorgan Chase për fshirjen e rreth 47 milionë e-maileve dhe mesazheve që ajo duhej t’i kishte dërguar për qëllime të hetimeve, transmeton Reuters.
Sipas vendimit të Komisionit të Letrave me Vlerë (SEC), të lëshuar për JP Morgan Securities, departamenti më i madh për operacionet e brokerimit të kësaj banke, të dhënat elektronike nuk janë ruajtur edhe pse një gjë e tillë është kërkuar nga banka me urdhër.
Miliona të dhëna elektronike nga janari 2018 deri në prill 2018 u fshinë përgjithmonë në qershor të vitit 2019.
Brokerët janë të detyruar të mbajnë origjinalet e të gjitha komunikimeve për të paktën tre vjet, kujton Reuters.
Mesazhet dhe e-mailet u ruajtën në rreth 8 mijë e 700 kuti postare, përfshirë ato të rreth 7 mijë e 500 punonjësve që kishin kontakte të rregullta me klientët.
Shumë prej tyre ishin të dhëna biznesi që duhet të ishin ruajtur, tha ai.
Për shkak të fshirjes së të dhënave, banka nuk mundi të gjente dokumentet e kërkuara në të paktën 12 hetime rregullatore në lidhje me letrat me vlerë të qytetarëve.
Këto përfshijnë tetë hetime nga SEC-ja dhe katër hetime nga rregullatorë të tjerë.
JPMorgan njoftoi SEC-në për heqjen nga lista në janar 2020.
“Duke qenë se të dhënat e fshira nuk mund të rikuperohen, nuk dihet ose nuk është e mundur të përcaktohet me siguri se si të dhënat e humbura mund të kenë ndikuar në hetimet rregullatore”, përfundoi rregullatori.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com