Modelja Hailey Baldwin Bieber ka folur për simptomat e saj të shtatzënisë.
Themeluesja e markës Rhode, 27 vjeçe, shkrepi një selfie teksa ishte ulur në një karrige druri dhe shfaqte barkun e saj të rrumbullakosur në një postim në llogarinë e saj të Instagramit.
“Pra, kush do të më tregonte për dhimbjen e shpinës?”, shkroi ajo sipër imazhit.
Hailey dhe burri i saj, këngëtari kanadez i muzikës pop Justin Bieber, 30 vjeç, njoftuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku më 9 maj në një postim të ëmbël të përbashkët në Instagram.
Që atëherë, Bieber-ët kanë ndarë disa imazhe teksa eksitimi i tyre rritet përpara ardhjes së vogëlushit.
Pas zbulimit të madh në mediat sociale muajin e kaluar, një përfaqësues i Hailey-t konfirmoi për People, transmeton AlbanianPost, se ajo ishte pak më shumë se gjashtë muajshe shtatzënë.
Një burim i thapo ashtu se dita kur prindërit e ardhshëm mësuan se kishin një të vogël rrugës ishte “ absolutisht më e mira për ta”.
“Të gjithë janë të emocionuar për ta”, tha burimi.
“Ata do të jenë prindër të shkëlqyer dhe Justin do të jetë super i përfshirë. Ky do të jetë projekti tjetër i rëndësishëm për të. Ai është shumë i emocionuar për të rritur fëmijën e tij”, shtoi ai.
Madje, burimi shtoi se ata po ashtu kanë përzgjedhur emrin e foshnjës.
“Ata kanë një emër që mendojnë se është i përsosur. Ata gjithashtu kanë filluar të dekorojnë dhomën. Mezi presin të takojnë foshnjën”, shtoi burimi i brendshëm.
“Ata të dy kanë qenë shumë emocionalë për këtë dhe ndihen kaq të bekuar. Gjithashtu janë ndjerë shumë mbrojtës ndaj foshnjës që nga momenti kur e morën vesh. Ata u ndanë me familjen dhe miqtë e afërt që herët. Ishte shumë e rëndësishme për ta që ta mbanin të qetë dhe ta shijonin për aq kohë sa të ishte e mundur më parë, prandaj e konfirmuan publikisht”, shtoi ai tutje.
Justin dhe Hailey u martuan në një ceremoni në gjykatën e qytetit të Nju Jorkut më 13 shtator të vitit 2018 përpara se të thoshin “Po” në një ceremoni të dytë para 154 të ftuarve në Karolinën e Jugut më 30 shtator të vitit 2019.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com