Film

Jennifer Lopez thotë se xhirimet e “Kiss of the Spider Woman” ishin një “ëndërr” që s’ia donte fundin


John Kander mund të jetë afër 100 vjeç, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ishte i përfshirë në adaptimin e ardhshëm filmik të muzikalit në Broadway “Kiss of the Spider Woman”.

Kander dhe tekstshkruesi i ndjerë Fred Ebb – të njohur kolektivisht si Kander dhe Ebb – kompozuan muzikën dhe shkruan këngët për prodhimin origjinal të Broadway-it të vitit 1993, “Kiss of the Spider Woman”.

Filmi i ardhshëm, i drejtuar nga Bill Condon, sjellë një kast me nam ku luan Jennifer Lopez, Diego Luna dhe Tonatiuh.

“John Kander, i cili është 97 vjeç, ishte në studio me mua”, tha Lopez në premierën e filmit të saj të ri aksion-shkencor në Netflix, “Atlas”.

“Ai ishte njeriu më i bukur. Ai ishte aty për të gjitha regjistrimet tona të albumit dhe regjistrimet paraprake për filmin. Ishte një ëndërr”, tha ajo më tej.

Lopez tha se Kander kishte vetëm “shënime shumë të vogla” në performancën e saj.

“Isha e tronditur”, tha ajo.

Partnerja prodhuese e Lopez, Elaine Goldsmith-Thomas, shtoi “Jennifer nuk mund ta thotë këtë, por Kander ishte i habitur. Ai tha se ishte më e mira që kishte dëgjuar ndonjëherë”.

“Kiss of the Spider Woman”, bazuar në romanin e Manuel Puig me të njëjtin emër, paraqet historinë e vendosur në një burg argjentinas në vitin 1981.

Lopez luan si rolin titullar,  pastaj Luis Molina (Tonatiuh), shfaqet si një parukier homoseksual duke vuajtur një dënim prej tetë vjetësh për gjoja korruptim të një të mituri.

Për t’i shpëtuar tmerreve të burgosjes së tij, Molina imagjinon filma me Aurorën si një divë klasike të ekranit, duke përfshirë një rol të gruas merimangë, e cila vret prenë e saj me një puthje.

Molina krijon një lidhje të pamundur me shokun e tij të qelisë, një marksist, Valentin Arregui Paz (Luna).

Variety raportoi ekskluzivisht se filmi ishte në zhvillim në dhjetor.

“Është një muzikal shumë i veçantë”, tha Lopez.

“Është shumë e rëndësishme dhe me kohë tani. Është një histori e bukur dashurie. Vetëm muzika dhe teksti që bënë Kander dhe Ebb janë kaq prekëse dhe kaq të bukura. Sinqerisht u mahnita dhe me fat të jashtëzakonshëm që isha në gjendje t’i këndoja ato këngë”, shtoi ajo.

Dy adaptimet e mëparshme të “Kiss of the Spider Woman” – muzikali i vitit 1993 dhe një adaptim filmik i vitit 1985 i romanit të Puig nga regjisori Hector Babenco – ishin hite kritike dhe komerciale.

William Hurt fitoi “Oscarin” për aktorin më të mirë për punën e tij si Molina.

Muzikali fitoi shtatë çmime “Tony”, duke përfshirë për muzikën më të mirë dhe për të tre interpretuesit: Chita Rivera, Brent Carver dhe Anthony Crivello.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore