Janë luajtur ditën e sotme pesë takime, të javës së shtatë të Kategorisë Superiore U21, nga ku janë arritur këto rezultate:
Teuta ka mposhtur në Durrës ekipin e Bylis, me rezultatin 4-2, ku të katër golat i shënuan në pjesë të parë, ndërsa Bylisi shënoi dy herë në pjesën e dytë.
Shënkolli është ndalur në barazim 2-2 me Kukësin. Kukësi po fitonte 0-2 deri në minutat e fundit të takimi kur është barazuar pikërisht në minutat 87’ dhe 90+3’.
Akademia e Futbollit vazhdon serinë e paraqitjeve negative pas javës së shtatë dhe ka po kaq humbje, ku kësaj radhe, humbi me rezultatin 1-3 përball Turbinës.
Kastrioti ka mundur Apolonin me rezultatin 4-2, ndërsa sfida tjetër midis Football Republic dhe Tiranës, përfundoi në shifrat 2 me 3 për miqtë.
Në total, në pesë ndeshjet e luajtura u shënuan 25 gola, nga të cilët, 10 gola u shënuan në pjesët e para të takimeve. Gjithashtu , në të pesë takimet u morën 21 kartona të verdhë dhe një karton i kuq.
Aktualisht renditjen e Kategorisë Superiore U21, e udhëheqin Laçi, Dinamo dhe Vllaznia (një ndeshje më pak) me nga 13 pikë, ndërsa në vend të fundit është Akademia e Futbollit me zero pikë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor