Lajme

Japandi, dizajni që po pushton internetin


Pastërtia komode e ambienteve të brendshme skandinave dhe bukuria minimaliste e dekorit tradicional japonez janë tanimë në fokus.

Janë kthyer në dy elemente kryesorë të dizajnit modern të shtëpive.

Madje ka një trend në rritje që i kombinon të dyja nën përcaktimin “Japandi”.

Fillesat e këtij trendi janë në dimrin e vitit 2020, kur njerëzit në mbarë botën ridizajnuan shtëpitë e tyre mes bllokimeve të pandemisë.

Dhe që prej asaj kohe interesi është rritur në mënyrë të qëndrueshme.

“Mendoj se shumë njerëz po kërkonin një stil relaksues”, ka treguar Laila Rietnergen, autore e librit të ri “Japandi Living”.

Sipas saj, kjo shkrirje e dizajnit daton në vitet 1860.

Ajo i gjurmon rrënjët te togeri i marinës daneze William Carstensen, i cili vizitoi Japoninë teksa vendi u hap pas dy shekujsh izolimi.

Ishte libri i tij “Kryeqyteti i Japonisë dhe japonezët” që i detyroi dizajnerët danezë të udhëtonin në Japoni, ku zbuluan se të dyja kulturat vlerësonin thjeshtësinë dhe bukurinë natyrore.

Në ditët e sotme, dizajnerët bashkëkohorë po rizbulojnë të përbashkëtat në prirjen për tone neutrale, materiale natyrore dhe dekor minimalist.

Sakaq, libri i Rietnergen paraqet dhjetëra foto të shtëpive të papërlyera të stilit japonez.

Sa komode aq edhe të hijshme, hapësirat e banimit janë zbukuruar me llamba delikate dhe kolltukë ftues krem të punuar me dorë nga stilistë skandinavë.

Marrë nga “CNN”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore