Sport

Ja kur prezantohet Messi zyrtarisht te PSG-ja


Klubi i PSG-së ka publikuar në median sociale Twitter datën dhe orën se kur do të bëhet prezantimi zyrtar i Lionel Messi-t.

Messi mbërriti në Paris gjatë pasdites së ditës së martë dhe do të jetë pjesë e klubit nga kryeqyteti për dy sezonet e ardhshme, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Klubi parizien ka njoftuar se prezantimi zyrtar i Messi-t do të bëhet ditën e mërkurë më 11 gusht në orën 11:00 në stadiumin “Parc de Princes”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore