Një çift me origjinë nga Kosova u arrestua nga Policia e Trento-s nën akuzën për terrorizëm apo përmbysje të rendit demokratik, regjistrim dhe trajnim për qëllime terroriste, përfshirë edhe ato ndërkombëtare.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta italiane “Il Messagero”.
Autoritetet italiane kanë sekuestruar si provë, pajisje kompjuterike, kimikate të përdorshme për prodhimin e mjeteve shpërthyese dhe bomba për të goditur në emër të ISIS.
Hetimet u kryen nga Carabinieri del Ros, me mbështetjen e Komandës Provinciale të Trento-s, Grupit Special të Ndërhyrjes (GIS) dhe Grupit të Hetimeve Shkencore.
Botimi italian zbulon se bëhet fjalë për dy të rinj me dosje kriminale të pastër, një burrë dhe një grua që tani ndodhen në arrest shtëpie.
Materiali iu dorëzua Grupit të Hetimeve Shkencore për vlerësime teknike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com