Aplikacione

Islanda, ironi me premtimet e Zuckerberg, në reklamën mbi turizmin


Islanda ka publikuar një reklamë me përmbajtje ironike, sa i përket premtimeve të fundit nga Facebook.

Në reklamë bëhet ironi me qasjen e Mark Zuckerberg mbi botën fantastiko-shkencore që do t’i ofrojë në të ardhmen njerëzimit.

“Sot dua të flas për një qasje revolucionare se si do të ndryshoi bota”, shpjegon udhërrëfyesi në reklamën e re.

“Disa thanë se nuk është e mundur. Disa thanë se është e paarritshme. Ne u themi atyre, tashmë është këtu. Seriozisht, shiko, është pikërisht këtu,” thotë ai, duke treguar nga dritarja skenën me dëborë pas tij.

Reklama, e re ndodhet në YouTube, dhe mund ta shohin të gjithë.

Kulmi i ironisë qëndron në parodinë se si Zuckerberg ndryshoi emrin e Facebook duke e kthyer në Meta.

Por vetëm vizioni i Zuck për të ardhmen është padyshim tallje, duke pasur parasysh faktin se : videoja e tij e fundit ishte thjesht fantazi.

Fakte mbi Islandën

Islanda njihet ndryshe si vendi me bukuri natyrore të rralla. Gjatë pandemisë turizmi pësoi ulje drastike.

Ardhja e turisteve përben thuajse 9% të PBB, së vendit dhe punëson afërsisht 30 mijë njerëz.

Islanda ka ecur jashtëzakonisht mirë nga perspektiva e shëndetit publik gjatë krizës globale shëndetësore, me vetëm 15 mijë raste të infektuar dhe 34 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Islanda gjithashtu ka një nga normat më të larta të vaksinimit në botë, me 89% të -të rriturve të vaksinuar plotësisht.

Por nëse po kërkoni të udhëtoni në Islandë, sigurohuni që të vaksinoheni kundër Covid-19. Udhëtimi në Islandë lejohet për të vaksinuarit ose për ata që mund të provojnë se janë infektuar me Covid-19 në të kaluarën.

Do t’ju duhet gjithashtu një test negativ për Covid-19 brenda 72 orëve nga nisja e fluturimit tuaj.

“Icelandverse është një botë me mundësi kaq të pafundme që do të jenë këtu përgjithmonë,” shpjegon transmetuesi i reklamës së re.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore