Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRN) ka publikuar rezultatet e një ankete të zhvilluar gjatë vitit 2024, ku 19 për qind e qytetarëve të anketuar kanë shprehur dëshirën për të lënë Kosovën.
33 për qind ka qenë numri i anketuarve që janë përgjigjur “ndoshta po”, 15 për qind që janë përgjigjur “ndoshta jo” dhe 29 për qind “definitivisht jo”.
Një anketë e ngjashme ishte realizuar edhe në muajin mars të 2023-së, në atë periudhë 33 për qind e të anketuarve ishin përgjigjur duke thënë “defenitivisht po”, 26 për qind ishin përgjigjur me “ndoshta po” dhe 17 për qind ishin përgjigjur me “ndoshta jo”.
Kurse, 22 për qind ishin përgjigjur “defenitivisht jo”.
Kosovës iu liberalizuan vizat më 1 janar të 2024-së.
Pas 12 vjetësh që ndodhi liberalizimi i vizave, ky moment historik solli një frymë të re me ndryshime në Kosovë, kjo pasi që një numër i madh i njerëzve u interesuan për t’u larguar nga vendi në kërkim të një jetesë më të mirë.
Frika e largimit të kuadrove për punë dhe mundësi jashtë Kosovës posa të mundësohet udhëtimi pa viza, po del të jetë me bazë në shumë prej sektorëve të ekonomisë në Kosovë, por jo vetëm.
Papunësia, pagat e ulëta, shkollimi i dobët, çmimet e larta, mosvlerësimi i duhur ishin vetëm disa nga arsyetimet kur qytetarët pyeteshin përse po largohen.
Për vetëm 15 ditët e para të janarit, një numër i madh i infermierëve, punonjësve të arsimit dhe punonjësve të sektorit privat tashmë kishin ecur jashtë Kosovës për të eksploruar mundësitë.
Edhe në prezantimin e Raportit të Institutit GAP “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: Ndikimi në fuqinë punëtore”, kishte rezultuar se nga 1 mijë qytetarë të anketuar, 28 për qind e tyre planifikojnë të emigrojnë në Zonën Schengen, kjo pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë